
Pas vendimit Apelit, për të mos miratuar kërkesën e Fredit Belerit, pyet se përse zgjatet afati i mbajtjes në paraburgim i Fredi Belerit, në kohën kur ai është miratuar tashmë si i zgjedhur nga Kolegji Elektoral.
Nga Konferenca e shtypit e mbajtur në Tiranë, Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitrios Vervesos thotë se ka vënë re katër elementë të kësaj çështje, ndër të cilat thekson se nuk ekziston rreziku që Beleri të arratiset apo të kryejë një tjetër vepër penale.
Ditën e sotme, pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, Asambleja e Kryetarëve të Dhomave të Avokatëve të Greqisë organizoi në Tiranë, një konferencë shtypi me temë: ‘Çështja Beleri – Të Drejtat e Njeriut’.
“Unë pyes veten për zgjatjen e afatit për mbajtjen në paraburgim të një të zgjedhuri, mandati i të cilit është miratuar nga Kolegji Elektoral, i cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 Majit.
Vura re 4 elementë.
Së pari, nuk ekziston rreziku që ai të arratiset. Nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, përderisa hetimi ka përfunduar.
Ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se është agjent i infiltruar. Ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër penale”, tha Vervesos