Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Mësohet se, në KQZ ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.
Kujtojmë se, më datën 6 mars mbyllet edhe afati për partitë politike për t’u regjistruar në KQZ për këto zgjedhje.