Aktualitet

Prokuroria kërkon sekuestrimin e 5 mln euro pasuri të dy vëllezërve

               Publikuar në : 19:50 - 20/01/21 liberale

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku, të cilat kapin vlerën e 5 mln eurove.

Mësohet se Sokol Marku ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali ndërkohë që është nën hetim dhe për pastrim parash dhe dhënien e parave me fajde.

Ndër pronat që kërkohet për sekuestrim janë 18 automjete luksoze, 10 pasuri të paluajtshme si vila e apartamente si dhe 2 lokale në pronësi të tij.

Dy vëllezërit janë nën hetim për trafik droge dhe në Spanjë, ndërsa disa persona të tjerë për dhënien e parave me fajde.

Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua është arrestuar në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportave në aeroport, 32-vjeçari është marrë për një verifikim dhe më pas u vendos në dijeni se do arrestohej pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.

Masa e dënimit të gjykatës për akuzën e shitjes së drogës nëpër kryeqytet ishte 5 vite burg. Marku është kapur në 2012 me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe për të është dhënë vendimi prej 5 vitesh burg, ndërsa Marku ishte liruar më herët nga gjykata duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back