Aktualitet

Prishtina proteston sot për fituesin e Çmimit Nobel

Shkruar nga Liberale
Prishtina proteston sot për fituesin e Çmimit Nobel

Dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi për autorin austriak Peter Handke shkaktoi kritika të shumta, pasi ai konsiderohet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.

Për këtë arsye në Prishtinë sot do të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Për ndarjen e Nobelit ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjellë dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Komiteti i Nobel-it i ka dhënë çmimin, njeriut të gabuar.

Pavarësisht kësaj, Fondacioni "Nobel" tha se nuk mban përgjegjësi për qëndrimet e tij politike, por është gjykuar për talentin etij në letërsi./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH