Drejtori i Institutit Pashko, Prec Zogaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Publikisht” në RTSH deklaroi se Presidenti i Republikës duhet të jetë një njeri politik, jo domosdo si pjesë e dy partive më të mëdha në vend.
Zogaj shprehi mendimin se: Presidenti nuk mund të mos jetë politik. Vetë nocioni politik është një nocion i hapur, nuk është aq i mbyllur. Politik do të thotë të kesh dhënë një kontribut për demokracinë. Te kesh marrë pjesë në sfidat dhe betejat që ka përballuar vendi për përmirësimin e demokracisë. Çfarë do të thotë jo politik, presidenti edhe kur nuk vjen nga partitë, për tu afruar me këtë post vjen si njeri politik.