Aktualitet

Pranga shqiptarit në Greqi, vëzhgonte vajzat në dhomë përmes aparatit

Shkruar nga Liberale
Pranga shqiptarit në Greqi, vëzhgonte vajzat në dhomë

Dy vajza të mitura në Greqi, 12 dhe 17 vjeç kanë rënë pre e një 50-vjeçari shqiptar. Ky i fundit ka vendosur në dhomën  e të miturave kamera.

Mediat greke raportojnë se ngjarja është denoncuar nga nëna e fëmijëve. Ajo ka treguar se pa dijeninë e saj, shqiptari kishte vendosur në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe shikonte se çfarë po bënin brenda saj.

Kur fëmijët I treguan të ëmës për kamerën dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, ai e goditi partneren e më pas fëmijët.

Policia ka nisur hetimet për të kontrolluar përmbajtjen e kamerës së vendosur nga shqiptari.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH