Aktualitet

Pipero: Virusi nuk qëndron në ujin e detit, madje pastron rrugët e...

Shkruar nga Liberale
Pipero: Virusi nuk qëndron në ujin e detit, madje pastron rrugët

Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin "Open" në Top Channel, duke iu referuar plazhit tha se rëra dhe uji i detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin.

Sipas Piperos, uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin.

Sipas këshillave të ekspertëve, gjatë ditëve që jeni në plazh është mirë që çdo ditë të bëni shëtitje përgjatë bregut, për të paktën 20 minuta dhe mundësisht në orët e para të mëngjesit ose mbazdite vonë, pasi në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH