Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.
Ndërsa kjo e hënë letrare sërish i është kushtuar botimit më të ri të UET Press "Përjetime 1936-2021" dhe autorit të librit, akademikut Bahri Beci.
Suplementi hapet me një titull mjaft interesant: “Përjetimet” e një akademiku si Bahri Beci.
E më pas shoqëruar edhe me një shkrim për të. “Përjetimet” e profesor Becit, rreken të zgjojnë indin intelektual, që i duhet Shqipërisë për të kultivuar të ardhmen e saj në kulturën europiane dhe botërore.
“Libri që vjen në duart e lexuesit është libri i së vërtetës sime personale për shumë fenomene, probleme të shoqërisë shqiptare, në periudhën e komunizmit, por edhe atë post komuniste.”, thotë autori.
Ndërsa më pas në "Leteratura" do të gjeni një shkrim nga: "Biseda surreale e poetit Rreshpja me Franz Kafkën", nga Petrit Palushi.
Rreshpja: “Kam ditur të jetoj. Unë di edhe të vdes. Të paktën, poezinë time e lashë për të tjerët. Do bindeni edhe për këtë gjë”
"E ndieja se, pa e kuptuar as ai vetë, Rreshpja po linte Testamentin e vet; një Testament që vinte frymëmarrje-frymëmarrje, testament jetësor dhe letrar…", shkruan Petrit Palushi.
Më pas do të gjeni një shkrim nga Teuta Dhima: "Rei Hodo dhe “Intimitete poetike”".
"Poezia e Rei Hodos të turbullon me sigurinë që ka, risinë që sjell, dlirësinë me të cilën është mbështjellë dhe me tematikën e shumëllojshme të saj", shkruan Dhima.
Dhe për ta mbyllur me një shkrim ngaMira Skënderi: "Studim mbi pakicën shqiptare të Rumanisë". /Gazeta LiberaleL