Bota

Çfarë ndodhi? Fjalimi i të diplomuarës shkakton zemërim...

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Fjalimi i të diplomuarës shkakton

Fjalimi i një të diplomuare me origjine kineze, në Harvard, e cila bënte thirrje për unitet në një botë të përçarë, i mbajtur disa ditë pasi SHBA-të u zotuan të revokojnë “në mënyrë agresive” vizat e studentëve kinezë, ka shkaktuar reagime të përziera në SHBA dhe në vendin e saj të lindjes.

“Ne nuk ngrihemi duke i provuar njëri-tjetrit se e kanë gabim. Ne ngrihemi duke refuzuar ta lëmë njëri-tjetrin të shkojë“, tha Jiang Yurong, të njëjtën ditë kur një gjyqtar federal amerikan bllokoi ndalimin e administratës Trump për studentët e huaj në Harvard.

Fjalimi i saj u bë viral online, me disa që thanë se i preku madje dhe lotuan. Megjithatë, të tjerë thanë se prejardhja e saj elitare nuk është përfaqësuese e studentëve kinezë.

Në SHBA, disa aludojne se ajo ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Në përpjekjet e tyre për të ndaluar Harvardin të regjistrojë studentë të huaj, autoritetet amerikane e kishin akuzuar institucionin për “koordinim me Partinë Komuniste Kineze”.

Znj. Jiang, e cila studioi zhvillim ndërkombëtar, ishte gruaja e parë kineze që foli në një ceremoni diplomimi në Harvard. Në fjalimin e saj, znj. Jiang theksoi vlerën e klasave ndërkombëtare të Harvardit, duke vënë në dukje se si kjo i mësoi asaj dhe shokëve të klasës të “kërcenin përmes traditave të njëri-tjetrit” dhe “të mbanin peshën e botëve të njëri-tjetrit”.

“Nëse ende besojmë në një të ardhme të përbashkët, le të mos harrojmë: ata që i etiketojmë si armiq – edhe ata janë njerëz. Duke parë humanitetin e tyre, ne gjejmë tonin“, tha znj. Jiang, e cila i kaloi dy vitet e fundit të shkollës në Cardiff Sixth Form College në Uells përpara se të shkonte në Universitetin Duke në SHBA për diplomën e saj universitare.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH