Rreth orës 19:20, në rrugën “Shtraus ” Lezhë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.K., i cili në tentativë për të neutralizuar flakët, ka pësuar djegie.
Sipas “BalkanWeb”, shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombule gazi.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Po ashtu, ditën e sotme është përfshirë nga flakët edhe një banesë në lagjen” 24 Maji”, në Vlorë, pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, të cilat vlerësohen të jenë të shumta.
Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.