Gjatë protestës së opozitës për lirinë e votës, Blushi u pyet për marrëdhënien me Ilir Metën. Ai tha se nuk ka asnjë koment për këtë temë dhe se nuk ka punuar kundër Metës.
“Pyetjet duhet t’ua bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës,” tha ai. Blushi shtoi se përgjigjet për këto çështje do jepen në kohën e duhur dhe se protesta është për lirinë e votës, jo për diskutime të tjera.