Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron vizituan sot ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Francës për “Plani i Veprimit për Inovacionin”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Gjatë vizitës, Macron shprehu mirënjohjen për punën që po bëhet në qendrën TUMO, një nismë që synon të bëhet një qendër inovacioni në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në Shqipëri, një vizitë që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.