Aktualitet

Flamur Noka përplaset me gazetarët: Berisha dorëhiqet vetëm kur të….

Shkruar nga Liberale.al

Flamur Noka përplaset me gazetarët: Berisha dorëhiqet vetëm

Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka u tensionua me gazetarët, pasi u pyet nëse Sali Berisha do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e fundit. Pyetja lidhej me statutin e Partisë Demokratike, që parashikon dorëheqjen pas një humbjeje të thellë.

Noka reagoi i ashpër, duke thënë se Berisha do të japë dorëheqje vetëm kur në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Statuti do të zbatohet kur të ketë zgjedhje të lira. Deri atëherë, askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga PD për një proces të manipuluar,” tha ai, duke akuzuar disa media se marrin urdhra politikë.

Ai vijoi me deklarata të forta, duke thënë se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i cilësoi si “masakër zgjedhore”.

Noka akuzoi qeverinë për përdorim të administratës, grupeve kriminale dhe për blerje të votës. Ai përmendi edhe raste konkrete, duke thënë se në disa zona “kanë votuar banditët në vend të qytetarëve”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH