Showbiz

Fatma komenton jetën luksoze të Hatit! Ja si i përgjigjet ajo

Shkruar nga Liberale.al

Fatma komenton jetën luksoze të Hatit! Ja si i përgjigjet ajo

Hatixhe Brika, e njohur gjerësisht në rrjetet sociale si “Hati”, është ndër figurat më të ndjekura dhe më të diskutuara në TikTok në Shqipëri. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në podcastin “The Dalina Show”, ku ndau për herë të parë detaje personale dhe tregoi anën e saj të ndjeshme përballë kritikave të vazhdueshme.

Në një bisedë të hapur me Dalina Buzin, Hati konfirmoi ndarjen nga partneri i saj Jashari – një lajm që kishte qarkulluar prej kohësh, por kurrë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte qasja e saj ndaj paragjykimeve që ka përjetuar si vajzë me shami, e cila vepron lirshëm në një hapësirë publike kaq të ekspozuar.

“Ka pasur shumë që më kanë sulmuar dhe kritikuar, por kur jam në paqe me veten time, nuk më shqetëson askush,” u shpreh ajo me qetësi dhe vetëbesim.

Një tjetër moment i rëndësishëm në intervistë ishte diskutimi mbi deklaratat që përfshijnë edhe emra të tjerë publikë, si Fatma Naçi. Kjo e fundit, e ftuar më herët në një emision televiziv, refuzoi të bjerë pre e provokimeve që synonin të kundërshtonin mënyrën e jetesës së Hatixhes në emër të fesë islame. Fatma mbrojti idenë se zgjedhjet personale të Hatixhes nuk bien ndesh me parimet fetare, duke dhënë një mesazh tolerancë dhe mirëkuptimi.

“Të tjerët le të thonë çfarë të duan, mua nuk ma prishin dot zemrën,” ishte një ndër deklaratat e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH