Politikë

Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë

Shkruar nga Liberale

Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, një nga liderët pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian teksa u prit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo që i ra në sy dhe shkaktoi të qeshura ishin atletet e bardha me yll të kryeministrit Rama.

Kryeministri Edi Rama surprizoi liderët e pranishëm në Komunitetin Politik Evropian, duke u dhuruar atlete të personalizuara me yllin e Bashkimit Evropian – një simbol që ka shoqëruar Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.

Ylli i artë mbi sfondin blu, një referencë e qartë ndaj flamurit të BE-së, është kthyer në një emblemë vizuale të komunikimit të Ramës me opinionin publik dhe ndërkombëtarët. Tani, përmes këtij gjesti simbolik, ai e çon këtë mesazh edhe në tryezën evropiane.

Shqipëria megjithatë vijon të rrisë profilin e saj në skenën ndërkombëtare.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH