Aktualitet

Sherr mes të miturve/ 14-vjeçari qëllon me th*kë bashkëmoshatarin, si paraqitet gjendja e tij

Shkruar nga Liberale

Sherr mes të miturve/ 14-vjeçari qëllon me th*kë

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq. Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që ata konfliktoheshin mes njëri tjetrin.

Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras, bashkëmoshatarin e tij. 

Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë dhe se ky ka qenë edhe shkaku i sherrit mes tyre. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH