Aktualitet

"Evropa është zgjuar"/ Von der Leyen MESAZH Putinit nga Tirana: Lufta duhet të marrë fund!

Shkruar nga Liberale

"Evropa është zgjuar"/ Von der Leyen MESAZH Putinit nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se “duam paqe”. Gjithashtu theksoi se po përgatisin grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ndryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeoplolitika, ajo që perceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga Putin.

Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Evropa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë. Evropa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve.”- tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH