Showbiz

Dua Lipa në listën e të rinjve më të pasur në Britani

Shkruar nga Liberale.al

Dua Lipa në listën e të rinjve më të pasur në

Gazeta prestigjioze Sunday Times ka publikuar listën e personave më të pasur nën moshën 40 vjeç në Britani, dhe në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Ajo renditet në vendin e 34-të me një pasuri prej 115 milionë funtesh (rreth 134.6 milionë euro), pas suksesit të albumit të saj të fundit “Radical Optimism” dhe performancave të mëdha në skena si Glastonbury.

Në krye të listës është sipërmarrësi Dmitry Bukhman, bashkëthemelues i kompanisë së lojërave Playrix, me një pasuri prej 12.54 miliardë funtesh. Pas tij vjen Duka i Westminster, Hugh Grosvenor, me 9.88 miliardë funtesh.

Nga bota e muzikës, më i pasuri është Ed Sheeran me 370 milionë funtesh, ndjekur nga Harry Styles, Adele dhe Daniel Radcliffe. Edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka një pasuri të barabartë me aktorin e “Harry Potter”.

Përpiluesi i listës, Robert Watts, tha se shumica e këtyre të rinjve e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre, shpesh pa pasur një diplomë universitare, dhe shumë prej tyre kanë lindur jashtë Britanisë – si Dua Lipa – duke treguar se vendi është një magnet për talente të rinj dhe ambiciozë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH