Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Arsimin, denoncoi në Facebook daljen e testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë rreth 30 minuta para provimit të Maturës.
“Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur. Që në orën 10:00, testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka marrë rrugët nga shkollat, në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur. E kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathtë që duan t’i nxijnë faqen arsimit “Rilindas”. Ky është një miradminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë suaj. Suksese në jetë, zysh Kushi”, shkruan Ndriçim Mehmeti në rrjetin social.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1202262,1202263,1202264,1202265,1202266,1202267,1202268,1202269,1202270,1202271,1202272"]