Aktualitet

Pas takimit me Osmanin, ambasadori amerikan thirrje kryetarëve: Mos përdorni dhunë për të hyrë në institucione

Shkruar nga Liberale
Pas takimit me Osmanin, ambasadori amerikan thirrje kryetarëve: Mos

Pas takimit me kryetarët e sapozgjedhur të komunave në Veri të Kosovës dhe presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka folur për gjendjen e krijuar, e cila rrezikohet nga një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin. Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën.

Qeveria e SHBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha ambasadori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH