Aktualitet

Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Madrit Ulqinakut, policia gjen armën në lumin Shkumbin

Shkruar nga Liberale
Pas arrestimit të autorit të vrasjes së Madrit Ulqinakut, policia

Policia ka gjetur në lumin Shkumbin armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se u përdor nga 18-vjeçari Horgito Peqini për të vrarë 33-vjeçarin Madrit Ulqinak.

Blutë bëjnë me dije se policia ka sekuestruar armën e zjarrit me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme u arrestua edhe autori, pas negocimit edhe me familjarët.

"Si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH