Globi

Papa kujton Nënë Terezën: Lutu për ne!

Shkruar nga Liberale
Papa kujton Nënë Terezën: Lutu për ne!

Shenjtërimi i Nënë Terezës është kujtuar edhe nga Papa Françesku. Kreu i Vatikanit, përmes një postimi në Twitter, ka drejtuar një lutje te posacme.

“Nënë Tereza, bamirësja e pa lodhur, lutu për ne, që qëllimi i çdo aksioni në jetë, të jetë dashuria e ofruar falas për të gjithë pa dallimin e gjuhës, kulturës, racës ose fesë”, – shkruan Papa.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në vitin 1910 në Shkup, ishte nje humaniste e njohur në gjithë botën dhe fituese e çmimit nobel për paqen. Më 5 shtator të 2016 ajo u shenjtërua në vatikan dhe pej atëherë kjo datë është kthyer në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH