Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e një padie nga Shqipëria ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë.
“Ne jemi një komb një familje, por jetojmë në dy shtete e dy shtëpi të ndryshme, dhe mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër në kuptimin në emër të një shteti tjetër”.- tha Rama.
Nga ana tjetër kryeministri shqiptar shtoi se fqinjin nuk e zgjedh, dhe kur lë armët duhet të gjesh paqen, për fëmijët e tu.
”Është proces i pashmangshëm, fqinjin nuk e zgjedh e ke aty, e kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh cmos të gjesh paqen jo për fqinjin por për fëmijët e tu, por edhe sepse në një proces si ky, duhet bërë pyetja, sot cfarë duhet të presim ne?
Shqiptarët në vitet e fundit, s’kanë qenë kurrë më mirë se sa në gjithë historinë e tyre.
Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, jemi një rast unikal, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet dhe e qeverisjes, aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës e ndasisë mes vedi dhe kur vjen fjala për një interes të madh kombëtar e strategjik.”, tha Rama teksa fliste në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti./Gazeta Liberale