Politikë

Jemi në krah drejtësisë, jo për ta drejtuar por për ta fuqizuar, ministri Manja i përgjigjet kreut të SPAK-ut

Shkruar nga Liberale

Jemi në krah drejtësisë, jo për ta drejtuar por për ta

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi këtë të hënë një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025.

Manja tregon se i ka dhënë përgjigje kryeprokurorit të SPAK-ut Altin Dumani, ky i fundit ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e Manjas lidhur me sistemin e drejtësisë. Manja nënvizoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë ndaj një sistemi prokurorie të pavarur dhe profesional. Nga ana tjetër aishton se qeveria qëndron në krah të drejtësisë dhe jo për ta drejtuar sistemin e saj.

Postimi i plotë i Ulsi Manjës pasi foli në takim:

Sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me mikpritës Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela dhe në prani të Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, prezantuam prioritetet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025.

Në zemër të këtyre prioriteteve është mbështetja e fuqishme për një sistem prokurorie të pavarur, hetime të pavarura, pa ndikim dhe pa kompromis, në çdo nivel të prokurorisë. Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur.

Rekomandimet tona janë të qarta: më shumë efikasitet, më shumë transparencë, më shumë përgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, më shumë besim nga qytetarët. Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e sa që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar.

Fjala e Ministrit të Drejtësisë:

Rekomandimet janë në 8 fusha

Fusha e parë është respektimi i të drejtave të njeriut që duhet jetë në qendër të punës së prokurorisë. Kërkohet respektimi i prezumimit të pafajësisë. Respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave. Shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit.

Fusha e dyta, është forcimi i luftës kundër kriminalitetit. Kërkohet rritja e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta dhe hetimi financiare me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar veçanërisht në luftën kundër trafikimit  dhe krimit të organizuar.

Fusha e tretë është integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien përtej procesit të vetting. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankese për sjellje të papërsheshme dhe të rritet transparenca për qytetarët.

Fusha e katërt është eficenca dhe ngritja e kapaciteteve funksionale. Nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështjet komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe  zhvillim i trajnimeve të vazhdueshme.

Fusha e pestë është përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjisë digjitale dhe analizës së të dhënave. Të intensifikohen metodat proaktive të hetimit përfshirë përgjimet, mjetet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike dhe bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe policinë gjyqësore.

Fusha e gjashtë është bashkëpunimi me ministrinë e Drejtësisë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave, përmirësimin e  ndihmës juridike ndërkombëtare. Dua të konfirmoj se bashkëpunimi i ministrisë së Drejtësisë më Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK sa i takon ndihmës juridike ndërkombëtare, por edhe shkëmbimit të të dhënave statistikore është në nivel të kënaqshëm.

Fusha e shtatë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërinstitucional. Orientohet hartimi i një strategjie të koordinuar mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.

Fusha e tetë është bashkëpunimi ndërkombëtar. Pjesëmarrja aktive në Eurojast, Europol dhe Empact është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohe reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin ndërkufitar.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH