Aktualitet

Nuk mund të blini më automjete të përdorura nga Gjermania!

Shkruar nga Liberale
Nuk mund të blini më automjete të përdorura nga Gjermania!

Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në “listën e zezë” për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të bëjnë me automjetet e përdorura që u kanë shitur tregtarëve grekë dhe në shumë prej tyre janë konstatuar paligjshmëri në lidhje me TVSH-në dhe manipulimet e kilometrazheve.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë njësitë e autorizuara kanë ndërprerë të gjitha shitjet tek tregtarët grekë të automjeteve të përdorura, ndërsa të njëjtën linjë ndjekin edhe shitësit e mëdhenj të pavarur të automjeteve të përdorura në Gjermani.

Arsyeja është fokusuar në faktin se organet tatimore dhe doganore të Gjermanisë i thërrasin vazhdimisht për kontroll për automjetet e përdorura që janë eksportuar në Greqi por siç është konstatuar në shumë raste ose TVSH-ja ka “humbur”, kilometrat janë manipuluar, ose dokumentacionet kanë probleme!

Shkurtimisht, disa tregtarë grekë të makinave të përdorura kanë arritur të fusin në listën e zezë të gjithë sipërmarrësit dhe i vetmi burim i blerjes së automjeteve të përdorura për grekët mbeten shitësit e vegjël të pavarur me automjete me cilësi të dyshimtë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH