Aktualitet

“Nuk jam mirë”, Papa Françesku anulon udhëtimin në Dubai, probleme me mushkëritë

Shkruar nga Liberale
“Nuk jam mirë”, Papa Françesku anulon udhëtimin

Papa Françesku ka anuluar për arsye shëndetësore udhëtimin e tij të planifikuar në Dubai për Cop28, konferencën e klimës që po zhvillohet këtë vit në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. "Nuk jam ende mirë", ka thënë Papa, i cili prej disa ditësh po lufton me një gjendje gripi dhe probleme me mushkëri të cilat e kanë detyruar të anulojë pjesëmarrjen në seancat dëgjimore dhe takime të ndryshme të planifikuara tashmë në Vatikan.

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

“Edhe pse pasqyra e përgjithshme klinike e Atit të Shenjtë në lidhje me gjendjen e gripit dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes është përmirësuar, mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos kryejë udhëtimin e planifikuar për ditët e ardhshme në Dubai, në kuadër të konferencës së njëzet e tetë të Palëve në Konventën Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike", njoftoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Papa Françesku e ka pranuar me keqardhje të madhe kërkesën e mjekëve dhe kështu udhëtimi është anuluar”, tha zëdhënësi i Vatikanit, duke informuar se: "Meqenëse Papa dhe Selia e Shenjtë mbeten të gatshëm të jenë pjesë e diskutimeve që do të zhvillohen në ditët në vijim, mënyrat se si kjo mund të zbatohet do të përcaktohen sa më shpejt të jetë e mundur"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH