Letërsi

Një libër për jetën dhe vdekjen

Shkruar nga Liberale

Violeta Allmuça

Libri “Trupi hyjnor” nga Sabije Dervishi Veseli, shkrimtarja shqiptaro-amerikane tashmë e mirënjohur për disa vepra, botuar në anglisht dhe shqip në gjininë horror, novela e romane artistike, është publikuar fillimisht në ShBA. Për të kanë shkruar dhe folur mbi 260 media amerikane dhe është renditur në vendin e nëntë si libri më i shitur në Amazon.

I shkruar rreth një hulumtimi mendimesh mbi jetën e përtejme për diçka të njohur fare pak, ajo e sjell strukturën e librit me gjurmë nga përjetësia. Teksa zbulon një ngjarje të hershme për oficerin e vdekur kroat që i shfaqet në ëndërr me trup hyjnor e shpirt të ringjallur, autorja lutet për paqe, shikon parajsën dhe komunikon me të vdekurit. Duke ringjallur shpirtrat ajo u bën rojë kujtimeve të tyre, dëgjon zërat ose elegjitë e tyre, u lexon mendimet apo i shfaqen hijet e tyre.

Më vonë, shpirti i oficerit të vrarë hyn në trupin e saj me një fuqi të madhe hyjnore. Ndoshta askush nuk do ta besonte këtë përjetim, të jetës pas vdekjes! Ne lexuesit e këtij libri jemi në mëdyshje kur lexojmë për fenomenin e ringjalljes njerëzore. Por autorja e librit “Trupi hyjnor” na thotë se edhe shpirti rikthehet përsëri në botën e të gjallëve. Ajo na rrëfen se kur vdes njeriu, vetë shpirti i tij hyn brenda një qeniejeje tjetër. Mjegullnajat nuk e pengojnë të gjithë qiellin, dhe ëndrrat njerëzore mbi tokë e shtyjnë autoren të na flasë për ambiente misterioze, mesazhe sekrete, pyetje enigmatike mbi qëllimin e ardhjes së trupave hyjnorë me shpirtra të ringjallur. Duke jetuar dy jetë brenda saj, teksa ajo na rrëfen tregime origjinale të jetës dhe vdekjes me të drejtë pyesim: A ringjallet shpirti? A ekziston Zoti? A është shpirti një dhuratë?

Dikujt mund t`i duket e pabesueshme, por autorja shkruan se ajo jeton dy jetë, dy besime, dhe komunikon me gjuhën e të vdekurve, shikon parajsën dhe ferrin, ndërkohë që parashikon të ardhmen. Pra gjithçka ndodh brenda qenies së saj dhe ajo e ndan këtë përvojë me ne. Deshifrimi i mesazheve lexohet në mallëngjimin e trupit hyjnor të ringjallur në trupin e jetës së njeriut të gjallë, që nëpërmjet vetëdijes ndryshe jeton brenda një shpirti tjetër. Shpirti i tij tashmë ndodhet në bërthamën tjetër të një shpirti tokësor.

Autorja fillon të hulumtojë më thellë jetën e personazhit të saj. Fizikisht dhe shpirtërisht jetonin në dy jetë dhe ndërsa fliste me një të vdekur filloi të kuptonte se kishte ndryshim trupor dhe shpirtëror. Duke lexuar librat e shenjtë, kërkonte gjurmë të ëndrrave, hetonte për shpirtin e ringjallur dhe studionte përjetësinë. Në libër vihen re qindra pyetje, të cilave Sabije Dervishi Veseli përpiqet t`u përgjigjet. A vdes njeriu? A vdes shpirti? A ringjallet shpirti dhe jeton përjetësisht në këtë botë? Gjithnjë ajo mbështetet tek Engjëlli i saj, i cili vendos t`i japë përgjigje. Oficeri ishte shpërblyer në Arshi (Parajsë) ku jetonin dëshmorët e luftës. Ai ishte besimtar shpirtëror. Madje kishte edhe parajsë për njerëzit normalë, e cila quhej (Firdeus) ku të përjetshmit kishin dallime të theksuara, por atje ekzistonte edhe Purgatori. Autoren e tërheq çdo sekret i përjetësisë që është i pabesueshëm për njerëzit e zakonshëm. Sipas saj, forma e trupit hyjnor ndryshonte në trupin e njeriut. Dy shpirtrat - hyjnorja dhe njerëzorja - janë në përjetësi.

Gjatë gjithë librit autorja thellohet në mistere të tilla. Ajo nuk paragjykon mesazhet që vijnë në trupin hyjnor me shpirtin e ringjallur, por vetëm duke i gjurmuar e pranuar këto mesazhe hyjnore nëpërmjet disa skicave, na shpjegon format e trupit hyjnor me shpirt të ringjallur. Duke iu përgjigjur shumë pyetjeve, Sabije Dervishi Veseli, e cila njeh në thellësi jetën e të gjallëve, na tregon të fshehtat e jetës së përtejme. Situatat e padepërtueshme në faqet e librit, ku ndjenjat e vdekjes shfaqen të depërtueshme, e bëjnë kureshtare autoren për botën tjetër drejt hulumtimit dhe sekreteve të përjetësisë. Bukuritë dhe mrekullitë hyjnore mbushin botën e saj të gjallë, ku gjendet trupi hyjnor me shpirt të ringjallur i oficerit kroat. Panorama e botës së tij kushtëzuar në kufijtë e jetë-vdekjes përshkruhet në një atmosferë ëndrrash të vetëdijes së autores, ku mesazhi mallëngjyes na kujton adhurimin për jetën dhe ankthin e kujtesës. Origjinalitetin, kuptimin e mesazhit hyjnor dhe faktet, autorja i ruan si një argument gjatë hulumtimit të gërshetimit të vdekjes rreth jetës. Autorja nuk shkruan për ligje që mund të imagjinojmë se jetojnë me të vdekurit, pasi oficeri nuk besonte se do të humbte shpirtin e vet, pra nuk do të ishte thjesht një shpirthumbur në një betejë lufte të mallkuar. Pas disa kohëve ai shpirt i bukur do të ringjallej në një trup tjetër, prandaj vdekja i dukej e pabesueshme. Pse autorja i ka dhënë jetë këtij shpirti hyjnor brenda trupit të saj? Pyetja e çdo lexuesi për ta zbuluar këtë enigmë shfaqet në përgjigjen e autores së këtij libri: Jeta pas vdekjes ekziston.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH