Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një makinë ka marrë flakë, për shkak se shoferi sapo e kishte furnizuar me gaz, ka ndezur një cigare, gjë që ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 16.07.5055 – 11:54, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyrë në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.