Aktualitet

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten dy pronarë lokalesh në

Dy pronarë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me 1,000,000 lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave kundër Covid.

Sipas policisë dy subjektet janë konstatuar në Ishull Lezhë, ndërsa janë gjobitur N.P., banues në Lezhë dhe G.U banues në Ishull Lezhë.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH