Një urë në Tajvan është shembur papritur, kur mbi të po kalonte një autoçisternë nafte. Në video shihet momenti tronditës kur ura në portin e Nanfangao shembet papritur dhe bie mbi varkat e peshkatarëve, duke ngritur dallgë të mëdha.
Sipas 'Daily mail' janë lënduar 20 persona dhe disa të tjerë janë në kërkim nga një ekip zhytësish. Shembja e urës rreth 140 metra të gjatë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk dihen ende shkaqet.
[gallery gss="1" ids="1088011,1088012,1088013,1088014,1088015,1088016,1088017,1088018,1088019,1088020,1088021,1088022,1088023,1088024,1088025,1088026,1088027,1088028,1088029,1088030"]