Dafina Zeqiri po korr sukses të madh ndërkombëtar me këngën e saj të fundit “Energy”, në bashkëpunim me reperin gjerman Luciano.
Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe tashmë ka hyrë në top-listat më të njohura evropiane.
“Energy” është renditur e dyta në Austri dhe në Lihtenshtajn, e treta në Zvicër dhe e katërta në Gjermani një arritje e madhe për një artiste shqiptare.