Bota

Tenton vetëvrasjen profesori që kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, dërgohet me urgjencë në gjendje kritike

Shkruar nga Liberale
Tenton vetëvrasjen profesori që kërcënoi me jetë

Profesori italian, Stefano Andeo, i cili kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas mediave ai ka konsumuar një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësuesi 65-vjeçar i gjuhës gjermane që punonte në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas.

Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq. Për momentin, edhe pse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, ai është jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.

Para aktit ai kishte shkruar një letër ku kërkonte të takohej me kryeministren, për t’i kërkuar falje personalisht.

“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”.

Addeo ia shkroi letrën vetë kryeministres, i cili u publikua paraprakisht nga gazeta “Roma”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH