Krye

Ministrja Shahini: Viti shkollor nis më 14 shtator

               Publikuar në : 08:53 - 03/07/20 liberale

Viti i ri shkollor do të varet nga situata e COVID 19 dhe shifra e të prekurve, por Ministrja Besa Shahini thotë se ai është parashikuar të nisë në 14 shtator.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur para pak ditësh datën e fillimit të vitit të ri shkollor (parauniversitar). Konkretisht, më 14 shtator pritet që nxënësit t’iu rikthehen meësimeve dhe bankave të shkollave. Ndërkohë, pandemia e Covid-19 duket se do të vijojë ta ndikojë e ndryshojë mësimdhënien në vendin tonë, sikurse ndodhi prej marsit deri në fund të majit të këtij viti, ku nxënësit aplikuan të nxënit online, jo duke shkuar në shkollë. Sipas ministres së arsimit, Besa Shahini, po punohet për detajimin e një plani, ku do ketë një kombinim të mësimit të zhvilluar në bankat e shkollës dhe atij online:

“Mësimi do të fillojë në shtator, por nuk do jetë i njëjti si më parë për shkak të Covid-19. Ne po zhvillojmë politikat e mësimit të përzier, një pjesë e të cilit do zhvillohet në shkollë dhe pjesa tjetër do të vijojë online dhe në kanalin e RTSH-së, “RTSH SHKOLLË. Do të bëhet një kombinim. Për planet e detajuara do të na duhet edhe pak kohë, sepse do të shohim si do të përhapet më tutje pandemia. Nëse frenohet përhapja do ta ndryshojmë planin, nëse përhapet shumë do të marrim një vendim tjetër. Do t’ju njoftojmë.

Gjatë kësaj kohe po zhvillohen xhirimet dhe RTSH do të jetë gati të zëvendësojë shkollën në kushte shtëpie. Nëse deri tani kemi përdorur në shumë raste “whatsapp”-in si një aplikacion i njohur më shumë nga nxënësit dhe mësuesit, tani do të fillojnë të përdorin një platformë tjetër. Sikurse e kemi vendosur tashmë, mësimi për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të fillojë në datën 14 shtator”.

Viti shkollor që lamë pas ka qenë një vit me vështirësi për shkak të tërmetit, por dhe të pandemisë. Përsa i përket rindërtimit të shkollave prej tërmetit, ministrja njoftoi se në 58 shkolla do të ndërhyhet brenda vitit. Provimet e maturës ishin më të lehta këtë vit tha ministrja, e cila nuk la pa komentuar protestat e maturantëve, si të nxitura nga opozita. Në fund të muajit Korrik , për maturantët do të nisë faza e parë e aplikimeve.

Shahini sqaroi se për maturën 2021 do të ketë penalizime për mësuesit, nëse maturantët do marrin në provim 4 nota më pak se mesatarja e gjimnazit. Për polemikat e datës së zgjedhjeve në universitete, që u përzgjodh 30 korrriku, Shahini tha se nuk është një datë ideale. Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës mesatare për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5.

Ministrja e Arsimit, thotë se një pjesë e mësimit do të vazhdojë të mbetet online. Sa i përket zgjedhjeve në universitete, Shahini bëri me dije se data e zgjedhjeve erdhi me kërkesë të rektorëve. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back