Aktualitet

Ministria e Jashtme- gazetarëve: Dorëzoni pasaportat diplomatike

Shkruar nga Liberale

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat diplomatike.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Ministria kërkon që gazetarët e pajisur me pasaporta shërbimit, t’i dorëzojnë ato pranë MEPJ-së, në të kundërt do të jetë e detyuar të marrë masa.

Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019, «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”- thuhet në njoftimin e MEPJ./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH