Aktualitet

Ministret: Holanda mos shpërblejë forcat e errëta kundër Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Ministret: Holanda mos shpërblejë forcat e errëta kundër

Ditën e sotme pritet që të diskutohet në parlamentin holandez vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE.

Ndërkohë, mësohet se ministret e qeverisë shqiptare i kanë dërguar një letër parlamentit holandez, ku theksohet me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

“Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë”, thuhet në letër e zbardhur nga TCH.

Ministret theksojnë së në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore.

Por Shqipëria, theksohet aty, ka një histori shumë të ndryshme. “Në rrugën e demokracisë ne hymë vetëm 30 vjet më parë, pas 5 dekadash të gjata e të errëta, si një lloj Koreje europiane e Veriut”.

Qeverisë holandeze i kujtohet se pavarësisht vështirësive, gjatë këtyre tre dekadave ka pasur përparime të jashtëzakonshme; vendi po ndryshon për mirë çdo ditë, por nuk mungon gjithashtu ndërgjegjësimi se kemi ende një rrugë të gjatë përpara.

Letra e tërheq vëmendjen edhe tek bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.

“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm”, thuhet më tej, “dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.

“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, përfundon letra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH