Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar me ashpërsi ndaj vendimit të Gjermanisë për të dhënë fonde Ukrainës për prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se me këtë vendim, Gjermania po përfshihet drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
Lavrov theksoi se kancelari gjerman Friedrich Merz kishte deklaruar se që nga fillimi kishte planifikuar të mbështeste prodhimin e raketave për Ukrainën. Sipas tij, kjo përforcon tensionet dhe nxit luftën, duke e çuar Gjermaninë drejt një situate të ngjashme me kolapsin e së kaluarës.
Rusia e përshkruan këtë vendim si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, duke paralajmëruar se ai vetëm do të shtojë konfliktin në Ukrainë.
Në Berlin, gjatë takimit mes Merz dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u njoftua një marrëveshje bashkëpunimi midis industrisë së mbrojtjes të të dy vendeve për prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.