Fred Trump III, nipi i Donald Trump, ka hedhur hije dyshimi mbi gjendjen mendore të presidentit amerikan, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me gjyshin e tyre, Fred Trump Sr., i cili vuajti për vite nga Alzheimeri.
Në një intervistë për SiriusXM, Fred III tha se ka vënë re te xhaxhai sjellje të përsëritura që i kujtojnë simptomat e sëmundjes që përjetoi vetë në familje.
“Unë nuk jam mjek, por i njoh ato shenja,” tha ai. “Është diçka shumë personale.”
Ai kërkoi më shumë transparencë nga familja Trump dhe shtoi se liderët botërorë duhet të japin shembull kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si shëndeti mendor.
Fred Trump III është autor i librit bestseller “Të gjithë në familje”, ku rrëfen marrëdhëniet e brishta brenda klanit Trump, përjashtimin nga trashëgimia dhe sfidat personale si prind i një fëmije me aftësi të kufizuara.
Ekspertët kujtojnë se Alzheimeri nuk lidhet vetëm me harresën por edhe me humbjen e orientimit, probleme në të folur, vështirësi në veprimet e përditshme dhe ndryshime të papritura emocionale.
Në moshën 79-vjeçare, Trump është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, dhe pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për një mandat të dytë, debati për moshën dhe gjendjen mendore të liderëve ka marrë vrull.