Bota

Muaji i mjaltit përfundon në tragjedi/ 29-vjeçari goditet nga rrufeja në plazh dhe humb jetën

Shkruar nga Liberale.al

Muaji i mjaltit përfundon në tragjedi/ 29-vjeçari goditet nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një burrë 29-vjeçar nga Kolorado humbi jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit. Jake Rosencrantz ndodhej në plazhin New Smyrna bashkë me bashkëshorten, kur u godit teksa ishte në ujë.

Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe i kryen reanimacion në vendngjarje, ndërsa ai u dërgua në spital në gjendje kritike. Fatkeqësisht, ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes.

Lajmi tronditi edhe zyrtarët lokalë. Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, u shpreh në një postim në Facebook:
“Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën dhe në një sekondë të tmerrshme, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta.”

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH