Bota

Serbi: Arrestohen tre persona, dyshohet se planifikuan sulm ndaj institucioneve shtetërore

Shkruar nga Liberale.al

Serbi: Arrestohen tre persona, dyshohet se planifikuan sulm ndaj institucioneve

Më 25 qershor, Prokuroria në Beograd njoftoi se janë arrestuar tre persona që dyshohet se po planifikonin të rrëzonin me dhunë pushtetin në Serbi. Sipas prokurorisë, këta persona – me inicialet I.M., N.A. dhe B.M. – kishin mbajtur një takim në një hotel në qytetin Kralevë më 21 qershor, ku diskutuan për një plan për të sulmuar institucionet shtetërore.

Sipas autoriteteve, ata kishin për qëllim të përdornin armë zjarri, të sulmonin policinë për t’i çarmatosur dhe të hynin me forcë në ndërtesat e Qeverisë dhe në disa media proqeveritare si Hepi dhe Informer.

Njëri prej tyre kishte armë dhe fishekë kur u arrestua. Dy u kapën në qytetin Kragujevc, ndërsa njëri afër Pozhegës. Ata do të paraqiten para Prokurorisë brenda 48 orëve.

Njëri nga të arrestuarit është Novica Antiç, ish-udhëheqës i Sindikatës Ushtarake të Serbisë. Ai ka qenë edhe më parë në paraburgim në vitin 2024, për një rast tjetër. Sipas mediave, shërbimet perëndimore të inteligjencës e kanë cilësuar atë si “agjent rus”.

Po ashtu, është arrestuar edhe një student, Stefan Tomiç, që sipas Prokurorisë kishte bërë thirrje për ndryshim të pushtetit me dhunë. Arrestimi i tij është dënuar nga studentët protestues dhe disa parti opozitare, që thonë se kjo është një mënyrë për t’i frikësuar protestuesit para tubimit të madh që do të mbahet më 28 qershor.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH