Aktualitet

Meta takon Bashën, Tedi Blushi zbardh bisedën

Shkruar nga Liberale
Meta takon Bashën, Tedi Blushi zbardh bisedën

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot në Presidencë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton", shkruan Blushi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH