Aktualitet

Meta pas daljes nga SPAK: U thirra si person që kam dijeni për dosjen “CEZ DIA”

Shkruar nga Liberale
Meta pas daljes nga SPAK: U thirra si person që kam dijeni për dosjen

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në SPAK për aferën CEZ-DIA. Paraditen e sotme, Meta shkoi në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime lidhur me këtë aferë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.

Por, ish-presidenti Meta e cilësoi thjesht një telenovelë këtë hetim të SPAK mbi ketë aferë. Teksa futej në SPAK, ai ka thënë për mediat se kjo është një telenovelë që është gjykuar dy herë, por është rihapur sërish nga një kallëzues i rremë, duke sulmuar Juristin Romeo Kara, i cili bëri kallëzimin në SPAK.

Çështja CEZ DIA, që është rihapur në dhjetor të vitit 2019 me një kallëzues i cili është dënuar dy herë për shpifje nga gjykata, që ka qenë punonjës  i IDA, tani është punonjës i OSHE, përdoret nga regjimi për shpifje. dhe njëkohësisht një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku nuk ka përmendur emri im. Ata kanë bërë pyetjet e tyree. Përgjigja ime është ajo që kam thënë, nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnj^ inictiaivë për akte ligjore me Ilir Metën në detyrëne  tij, në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA, edhe CEZ, madje edhe ministria e Ekonomisë si pronare e aksioneve të KESHM e ka denocuar vendimine  ERE që favorizonte CEZ në dhjetor të titit 2019, për blerjen e energjisdë. Unë isha si një person që kisha dijeni për rretjana të caktua. U pyet apër detaje të ndryshme që nul kanë asnjë rëndëi. për këto çështje kam dhënë deklarime. Asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë vendim nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askutj. KJo është shumë e qartë. Kjo është një Öështje që diktohet politikisht nga Edi Rama për të spostuar vëmendjen nga skandalet e tij. Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është  detyra e tij të hetojë”, theksoi Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH