Aktualitet

Meta: Asnjë marrëveshje me Berishën. Si më gënjeu Monika

Shkruar nga Liberale
Meta: Asnjë marrëveshje me Berishën. Si më gënjeu

Edi Rama akuzoi direkt Ilir Metën dhe Sali Berishën si shkaktarë të krizës politike. Kreu i shtetit, i pyetur nëse ka patur marrëveshje me Berishën, për të “goditur” qeverinë tha:

“Asnjë marrëveshje… Zoti Rama para pak muajsh tha që ky është presidenti më i mirë, më bëri me trup. Kur i shkon pas avazit je i mirë, kur preken interesat e tij, jo të vendit sigurisht që je konformist. Zero marrëveshje midis meje dhe Berishës, zero marrëveshje midis meje dhe Lulzim Bashës, zero marrëveshje midis meje dhe Monika Kryemadhit”.

Madje për këtë të fundit, tha se e kishte gënjyer!

“Mund tju them se edhe më ka gënjyer. Unë kam qenë në Gjermani. Më ka thënë që, për këtë çështjen e mandateve. Unë i kam thënë në whatsapp që kjo është një marrëzi, jo tha pa problem se edhe po ndodhi kjo tha mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti edhe kështu po ata të tjerët nuk do ti lënë mandatet. Dhe ndodhi një gjë tjetër”, deklaroi Meta.

Sipas tij opozitës ai i kishte thënë që djegia e mandateve është një rrugë tepër e gabuar. / Opinion.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH