Aktualitet

Merr flakë servisi i celularëve

Shkruar nga Liberale
Merr flakë servisi i celularëve

Një servis pajisjesh telefonike, që ndodhej në katin e parë të një pallati 7 katësh në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës, ka marrë flakë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.

Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.

Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH