Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për negociatat e BE me Shqipërinë.
Merkel ka thënë se edhe në Gjermani ka pakënaqësi ndaj Shqipërisë, por megjithatë ky vend ka bërë disa hapa para, pavarësisht problemeve që ka.
“Ka edhe në Gjermani pakënaqësi ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për hapje negociatash dhe jo për anëtarësim. Shqipëria ka probleme të brendshme. Megjithatë, ajo ka bërë hapa para sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime natyrisht që do t’i mbajmë. Ne nuk do t’ju kthejmë shpinën. Janë disa hapa sa i përket anëtarësimit në BE dhe duhet të plotësohen fillimisht këto hapa”, ka thënë Merkel./Gazeta Liberale