Kryeministri Edi Rama ka përcjellë kancelaren gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, ku edhe ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër me të. Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë.
Pjesë nga biseda:
Rama: Gjithçka në rregull?
Merkel: Çdo gjë është në rregull.
Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.
Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.
Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.
Rama: Po sigurisht.
Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në Ballkanin Perëndimor, në mbyllje të detyrës së saj.