
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Qafë Thanë.
Në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë Benz. Nga përplasja automjeti është përfshirë nga flakët.
Nga ngjarja mësohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 3 persona, shoferi i Benz-it dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të.
Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe gjendja shëndetësore e tyre momentalisht nuk dihet.
Sa i përket autobusit, nuk dihet ende sa persona kishte në të, megjithatë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.