Kronikë

Trupi i pajetë që u gjet sot në Prishtinë, dërgohet për obduksion

Shkruar nga Liberale

Trupi i pajetë që u gjet sot në Prishtinë, dërgohet 

Një burrë pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Viktima u gjet në një park të lagjes Ulpiana.

Lidhur me rastin, Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për autorizimin që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion”, shtoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.

Gjithashtu, ajo tha se prokurori i shtetit është ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se informatën për viktimën e kanë pranuar rreth orës 06:00.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH