Globi

Nuk ndalet/ Elon Musk zbulon planin e madh pas largimit nga administrata Trump

Shkruar nga Liberale

Nuk ndalet/ Elon Musk zbulon planin e madh pas largimit nga administrata Trump

Elon Musk ka zbuluar planet e tij të reja dhe ambicioze për SpaceX, pasi u largua nga administrata Trump.

Njeriu më i pasur i botës organizoi një event ditën e enjte ku shprehu strategjinë e kompanisë për kolonizimin e Marsit, ndërsa përshkroi atë që e quan si faza e ardhshme e eksplorimit hapësinor, shkruan Daily Mail.

Musk tha se SpaceeX synon të dërgojë misionin e parë të Starship me ekuipazh drejt planetit të kuq në vitin 2026, bashkë me një robot Tesla Optimus në bord.


“Dy vite më vonë, ne do të dërgojmë njerëz duke menduar se misionet e para do të jenë të suksesshme”, tha Musk.

Udhëtimet e para me ekuipazh do të përfshijnë me gjasë një numër të vogël të tyre dhe do të përqendrohen në ndërtimin dhe zgjidhjet e problemeve të infrastrukturës në sipërfaqen e Marsit.

Plani varet në zhvillimin e anijeve të reja Starship që sipas Musk do të kenë 9 motorë, mbrojtje të përmirësuar ndaj nxehtësisë dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës.

Ai tha se fabrika e SpaceX në Teksas, të cilën e përshkruan si ”struktura më e madhe në botë”, e krijuar për të mundësuar udhëtimin e miliona njerëzve drejt Marsit, do të prodhojë 1000 Starship në vit.

Pavarësisht largimit të tij nga administrata Trump, ku ai shprehu admirim për presidentin e SHBA-ve, por zhgënjim për faturën 3.8 trilionë dollarëshe të shpenzimeve, Musk nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vizioni i tij.

Ai zbuloi se në Teksas dhe Florida po zhvillohen “Gigabays”. Këto struktura janë vende të integrimit vertikal ku vendosen raketat Starship dhe Super Heavy që të përgatiten për nisje.

Musk tha se do të rritet edhe prodhimi i satelitëve Starlink në rreth 5000 njësi në vit, shumë prej të cilëve do të dërgohen në Mars.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH