Globi

Dita e 9-të e luftës Izrael-Iran/ Tjetër GODITJE ndaj forcave…

Shkruar nga Liberale

Dita e 9-të e luftës Izrael-Iran/ Tjetër GODITJE ndaj

Lufta mes Izraelit dhe Iranit vazhdon pandërprerje në ditën e nëntë, me përpjekjet diplomatike deri më tani që nuk kanë dhënë asnjë fryt. Sulmet nga të dyja palët vazhdojnë, me izraelitët që synojnë impiantin bërthamor të Isfahanit të Iranit, një nga më të mëdhenjtë në vend. Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se nuk pati rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Në të njëjtën kohë, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se forcat e armatosura izraelite vranë një komandant veteran të një njësie të forcave speciale të Gardës Revolucionare, në një sulm që u zhvillua në një apartament në qytetin e Qomit.

Ky është Saeed Izadi, komandant i Korpusit të Forcës Quds, sqaron Katz në deklaratën e tij.

Ushtria izraelite njoftoi më vonë se kishte vrarë një komandant të dytë, pjesëtar i njësisë së Forcave Speciale të Gardës Revolucionare që kryen operacione jashtë vendit, të cilin e identifikoi si Benam Shariyari, në një sulm ndaj automjetit të tij gjatë natës në Teheranin perëndimor. Pamjet e mëposhtme sipas IDF, të publikuara në rrjetin social X, i përkasin pikërisht momentit kur bombardohet automjeti ushtarak ku ndodhej Shariyari.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH