Globi

Njihuni me avionin amerikan B-2 që mund të godasë Iranin!

Shkruar nga Liberale

Njihuni me avionin amerikan B-2 që mund të godasë Iranin!

Shtetet e Bashkuara zhvendosën bombarduesit B-2 në ishullin Guam të Paqësorit, ndërsa presidenti Donald Trump po shqyrton nëse ushtria amerikane do t’i bashkohet Izraelit në sulmet kundër Iranit. Është e paqartë nëse lëvizja e bombarduesve lidhet me tensionet në Lindjen e Mesme.
Ky lloj avioni ushtarak mund të transportojë bombën GBU-57, e projektuar për të shkatërruar objektiva thellë nën tokë, me të cilën ekspertët thonë se mund të goditet programi bërthamor i Iranit, përfshirë centrali Fordow.

Sipas CNN-it ShBA-ja do t’i bashkohet Izraelit, por afati dy javor i shtyrjes së vendimit u shpall për ta çorientuar Iranin.
Dhe në këtë situatë, Irani thotë se nuk ka vend për negociata me SHBA-në në një kohë që Izraeli vazhdon sulmet. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi në Stamboll ndërsa mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

“Është e qartë se nuk mund të shkoj në negociata me Shtetet e Bashkuara kur populli ynë është nën bombardime, nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.

Njihuni me avionin amerikan B-2 që mund të godasë Iranin!

Komentet vijnë pasi presidenti Donald Trump, tha se mund të mbështesë një armëpushim njëjavor “në varësi të rrethanave”.
Irani gjithashtu ka refuzuar propozimin europian për të frenuar programin bërthamor, duke e quajtur jorealist dhe një pengesë për marrëveshjen.

Ndërsa përpjekjet diplomatike vijojnë në Europë dhe Lindjen e Mesme, luftimet hynë në ditën e nëntë. Irani lëshoi një valë të re raketash në orët e para të së shtunës. Kjo bëri që sirenat e alarmit të dëgjohen në disa pjesë të vendit. Shpërthime janë dëgjuar në Iranin Jugperëndimor, ku ushtria izraelite tha se goditi “infrastrukturën ushtarake”.

Të shtunën gjatë ditës u njoftua vrasja e Saeed Izadi, komandat i Korpusit Palestinez të Forcës Quds, përgjegjës për armatosjen e Hamasit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz duke e quajtur vrasjen e tij një “arritje të madhe për zbulimin dhe Forcën Ajrore”, tha se Izadi kishte financuar dhe armatosur grupin militant palestinez Hamas përpara sulmit të tij të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza. Gjithashtu ushtria konfirmoi vrasjen e një komandanti tjetër të Gardës Revolucionare të cilin e identifikoi si Benham Shariyari.

Nën sulme edhe centrali bërthamor iranian Isfahan. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, ai u godit nga forcat izraelite por tha nuk ka rrjedhje të materialeve të rrezikshme. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi goditjen e centrifugave”, por shtoi se aty “nuk ka material bërthamor.

Të paktën 430 persona janë vrarë dhe 3,500 të plagosur në Iran që kur Izraeli filloi sulmet e tij. Në Izrael, 24 civilë janë vrarë nga sulmet iraniane me raketa.

“Nëse na godasin, duhet t’i kundërpërgjigjemi. Nëse na godasin dy herë, duhet t’i kundërpërgjigjemi 10 herë,” thotë ky iranian i plagosur.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, tha të shtunën se sulmet e Izraelit ndaj Iranit, pak para një raundi të ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara, sabotuan negociatat dhe tregojnë se Izraeli nuk do t’i zgjidhë mosmarrëveshjet nëpërmjet diplomacisë.

“Me të gjitha këto sulme, qeveria e Netanyahut ka dëshmuar edhe një herë se është pengesa më e madhe për paqen rajonale”, u shpreh Reccep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, foli në telefon me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, dhe tha se ranë dakord të përshpejtojnë negociatat.

“Jam i bindur se ekziston një rrugë për t’i dhënë fund luftës dhe për të shmangur rreziqe edhe më të mëdha”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH